Tre shtetas të Maqedonisë janë regjistruar në Xhibuti të Afrikës, numri i përgjithshëm arrin 170 mijë

Deri më sot janë regjistruar 171.620 mërgimtarë nga Maqedonia e Veriut që jetojnë në vendet e huaja, njofton Enti Shtetëror i Statistikave. Siç raporton gazeta Lajm, prijnë vendet e Evropës Perëndimore, në krye me Zvicrën, mirëpo mërgimtarë po regjistrohen në të gjitha kontinentet.
“Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.101 persona, kurse numrat janë interesantë. A e keni ditur se në Xhibuti ka tre shtetas maqedonas që janë regjistruar? Në Tuvalu janë 4, në Avlbard dhe Jan Majen 4, në Ishujt Mariane Veriore 11. Me të vërtetë jemi gjithkund dhe këtë duhet ta tregojmë”, thuhet në kumtesën e ESHS.