Tre persona tentuan të plaçkitnin në qendër të Shkupit, kapen në flagrancë!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në rrugën “Maqedonia” në Qendër të Shkupit janë arrestuar tre persona me iniciale R.E.(26), R.B.(20) dhe A.R.(27) nga Shkupi, transmeton TV21.

Ata janë kapur në flagrancë teksa kryenin veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili pas dokumentimit të rastit do të shqiptojë kallëzim përkatës.