Tre persona shpallen fajtorë për vrasjen e reperit të famshëm

Tre persona janë shpallur fajtor për vdekjen e reperit amerikan, XXXTrentacion.

Kështu kanë raportuar mediat amerikane.

Reperi u qëllua për vdekje në Florida në qershor 2018, në moshën 20 vjeçare.

Autorët bllokuan makinën e reperit dhe më pas i grabitën çantën “Louis Vuitton” me 50 mijë dollar cash. Më pas njëri nga personat e qëlloi për vdekje.

Pas vdekjes së tij, muzika e XXXTentacion, emri skenik i Jahseh Onfroy, u bë e njohur në mbarë botën.