Tre persona përfunduan pas grilave – kryen incest dhe trafikim me fëmijë

Në një aksion policor pas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë arrestuar tre persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i parë ka kryer dy vepra të vazhdueshme penale -Incest dhe vepër penale Trafikim me fëmijë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë kanë kryer vepër të vazhdueshme penale- Trafikim me fëmijë, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria njoftoi se i dyshuari i parë, i cili është baba i gjashtë fëmijëve, prej të cilave tre të mitura, ka shfrytëzuar të njëjtat mundësi për një kohë të gjatë për të kryer marrëdhënie seksuale me njërën nga vajzat e tij të mitura. Njëkohësisht, e dyshuara e dytë, duke shpërdoruar rolin e saj si nënë e një fëmije nën moshën 14 vjeçare, ka joshur vajzën të kryejë akte seksuale për kompensim monetar me të dyshuarin e tretë.