Tre nga shtatë të arrestuarit në aksionin e Brezovicës janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Tre nga shtatë të arrestuarit në aksionin e Brezovicës janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kështu tha për Klankosova.tv prokurori i rastit Rasim Maloku.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Sot Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe policia e kanë zhvilluar aksionin “Brezovica 6”.

Aksioni është zhvilluar në 11 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.