Tre mijë ukrainas vdesin pasi nuk kishin mundësi të trajtoheshin për sëmundjet kronike

Të paktën tre mijë njerëzi në Ukrainë kanë vdekur sepse nuk kanë qenë në gjendje të kenë qasje në trajtimet për sëmundjet kronike, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani, agjencia shëndetësore e OKB-së ka dokumentuar rreth 200 sulme në Ukrainë në objektet e kujdesit shëndetësor dhe pak spitale janë duke funksionuar aktualisht.

Pushtimi dhe shkatërrimi i objekteve mjekësore i ka lënë civilët të paaftë për të aksesuar trajtimin e rregullt që u nevojitet.