Këtë verë u kapën tre herë më shumë drogë se në të kaluarën në qendrat turistike të Strugës dhe Ohrit. Sa i përket moshës së personave tek të cilët u gjet droga, ajo varionte nga 20 deri në 31 vjeç. U sekuestruan marihuanë, heroinë dhe kokainë.
Por, ekspertët thonë se kjo është vetëm një pjesë e vogël e drogës që ishte e pranishme në tregun e zi, sidomos gjatë sezonit turistik. Këtë verë, një lloj i ri droge u gjet gjithashtu në një nga festat e mbajtura në Ohër.
“Është gjetur edhe një lloj i ri droge, pra një variacion i kokainës, është kokaina rozë, e cila është shumë e rrezikshme për të rinjtë, e cila shkakton pasoja të rënda, sidomos gjatë periudhës së përdorimit. Shfaqje e halucinacioneve dhe të ngjashme…”, u shpreh Stefan Buxhakoski – Profesor i Sigurisë.
Për të parandaluar trafikimin e drogës, thotë Bujakoski, përveç veprimeve të rregullta parandaluese dhe represive, nevojitet edhe një profesionalizim më i madh i sistemit të sigurisë.
“Ne patëm një periudhë të pensionimit të shpejtë të personelit të sigurisë, të cilët si njerëz me përvojë u larguan shumë shpejt, dhe personeli i ri kryesisht me përkatësi politike i plotësoi ato vende pune…”, tha Stefan Buxhakoski – Profesor i Sigurisë.
Nëse ka rritje të tregtisë së drogës, shërbimet e sigurisë duhet të forcohen si në personel ashtu edhe teknikisht, thotë Bujakoski. Këtë verë, në shumë nga festat në Ohër, policia gjeti drogë para dhe gjatë ngjarjeve, shumë shpesh tek të rinjtë./ Alsat.mk