Tre helikopterë të ushtrisë së Serbisë fluturojnë afër kufirit me Kosovën

Kështu raporton “Kosovo-Online” e cila shkruan se helikopterët janë të llojit “MI-35”, transmeton lajmi.net.

Raportohet se helikopterët kanë fluturuar për disa minuta, teksa policët e Njësisë Speciale i kanë vëzhguar në qetësi.

Kjo ka shkaktuar ekzaltimin e protestuesve serbë të pranishëm atje. /Lajmi.net/