MSH: 78% e rasteve të reja, dhe 80% e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar

Koronavuirusi vazhdon të marrëjetën e shumë qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë informoi se kanë ndërruar jetë edhe 18 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19, prej të cilëve gjashtë kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22.08.2021 deri 19.09.2021, por që janë regjistruar sot përmes sistemit “Termini im”.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 3.858 testime për COVID-19, ndërsa 525 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 268, Kumanovë – 40, Strumicë – 27, Shtip – 25, Manastir – 23, Ohër – 17, Veles dhe Shën Nikollë – nga 16, Kavadar – 15, Kërçovë – 14, Prilep dhe Koçan – nga 10, ndërsa në 15 qytete të tjera janë regjistruiar më pak se 10 raste. Në 24 orët e fundit si pacientë të shëruar janë regjistruar 449.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 189.159, prej të cilëve 170.395 janë shëruar, ndërsa 6.557 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 12.207.
Analiza e ministrisë së Shëndetësisë që përfshin periudhën 6 gusht deri më 23 shtator tregon se 78% e rasteve të reja dhe 80% e të shtruarve në spitale me Covid 19 janë të pa vaksinuar.
“Në periudhën nga 06.08 deri në 23.09.2021 në territorin e vendit 32,818 qytetarë janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve 7. 248 ose 22% ishin të vaksinuar me dy doza vaksine, ndërsa 25,570 ose 78% e tyre ishin të pavaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 80%, ndërsa vetëm 20% e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë plotësisht të vaksinuar”, thuhet në komunikatën e ministrisë së shëndetësisë. Analiza tregon se vdekshmëria tek të pavaksinuarit është shumë e lartë.
Në periudhën nga 6.08 deri më 23.09.2021 në territorin e vendit vdiqën 1 033 persona me Covid 19, prej të cilëve 888 ishin të pavaksinuar. /SHENJA/