Trashëgimia dhe ADN-ja ilire e shqiptarëve të MV!

Shkruan: Medai Shaholli

Që nga shpërpërja e ish Jugosllavisë më 1991 ka filluar ‘lufta’ pakompromis për përvetësimin e trashëgimisë së identitetit të fisit të lashtë maqedhon (ilir) si nga ana greke poashtu edhe nga sllavo-maqedonasit, ku këta të fundit emrin e etnisë sllave e kanë përvetsuar si emër të kombit të tyre.

Shteti shqiptar në këto tri dekada të luftës për përvetësim të trashëgimisë historike dhe etnike të (ilirëve) maqedhonasve të lashtë mes grekëve dhe sllavo-maqedonëve ka heshtur dhe nuk ka reaguar fare gjatë gjithë kësaj kohe por ka bërë ‘sehirxhiun’ sesi grekët dhe sllavët janë grindur për ADN tonë ilire duke e përvetsuar trashëgiminë etnike të maqedhonasve (ilirëve).

Historianët shqiptarë nga të gjitha trojet të shitur dhe të blerë kanë heshtur para fakteve kokëforta dhe nuk kanë guxuar ta thyejnë mitin për ‘Maqedhoninë greke dhe Lekën e madh si hero grek’, kur në fakt ai qe bir i gjakut ilirian.

Shteti shqiptar ka heshtur edhe kur shqiptarët janë ofenduar nga Akademia e Shkencave të ashtuquajturës MV, si popull nomad i ardhur nga malet dhe ka pushtuar ‘dërzhavën Severna’ apo kur kanë vandalizuar shtëpinë e alfabetit shqip në Manastir.
Shtetit shqiptar sot i intereson një Ballkan i Hapur të bëj ‘allish verish’ me serbë e maqoveriorë para denigrimit që i bëjnë sllavët shqiptarëve me akordin e partiçkave shqiptare të ‘Severnës’, duke na quajtur me nofkën 20%, shembull i paparë në botën demokratike.

Kështu, për shtetin shqiptar dhe jo vetëm nga Edvin Batërdia po edhe nga batakçiu Nano apo Sali Gërdeci shqiptartët e këtej kufirit i trajtojnë si ‘maqedonca’ dhe mbetje osmane që flasin rastësisht një shqipe të vjedhur dhe jo si pjesë e pandashme të trungut kombëtar shqiptar.

Fatkeqësisht, ky qëndrim përbuzës dhe antikombëtar vazhdon të gjej hapësirë në mbarë Shqipërinë si referencë përbuzëse për shqiptarët e këtej kufirit si ‘maqedoncat’ e andej kufirit duke mohuar identitetin e pastër etnik të shqiptarëve.

Prandaj, përderisa shqiptarët nuk do të kenë në Shqipëri një kryeministër dhe një qeveri të popullit dhe për popullin në mbrojtje të interesave mbarë kombëtare edhe të shqiptarëve jashtë kufijve administrativ si obligim kushtetues dhe qëndrim atdhetar, shqiptarët e këtej kufirit do të ndihen jetimë të lënë në mëshirë të fatit nga njerka Shqipëri në betejën për identitet kombëtar dhe barazi të plotë me sllavët.