Transporti publik nesër do të funksionojë sipas orarit të së dielës, me përjashtim të disa linjave

Për shkak të festës fetare “Uji i Bekuar”, transporti publik nesër do të funksionojë sipas orarit të së dielës.

Siç informohet nga NQP-Shkup, përjashtim do të jenë linjat 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 55B, 56, 56A, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës.

Kujdestare do të jenë biletaritë në Tregun e Gjelbër dhe në Qendrën e Transportit të cilat do të punojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, ndërsa biletaria në Gjorçe Petrov do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 13:00.

Teleferiku në Vodno do të punojë normalisht nga ora 10 deri në orën 17.