Transporti publik në Shkup sot dhe nesër sipas itinerarit të së dielës

Për shkak të festave të Krishtlindjeve, Ndërmarrja Publike Qarkulluese njofton se transporti publik në kryeqytet do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës.

Sot, sportelet për nxjerrje të biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendrën e Transportit Publik do të punojnë si zakonisht nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 ndërsa biletaria në Gjorçe Petrov do të jetë e hapur nga ora 7 e mëngjesit deri në 13 të pasdites.

Të enjten, për Krishtlindje, zyrat e biletave nuk do të funksionojnë.