Transporti publik në Shkup më 1 janar sipas itinerarit të së dielës

Transporti publik të premten, më 1 janar, do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës, me çka autobusët do të përfshihen në punë më vonë se sa zakonisht, njoftoi sot Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP).

Të gjitha biletaritë dhe qendrat për personalizim nesër do të punojnë deri në orën 17. Të premten biletaritë nuk do të punojnë, ndërsa të shtunën do të punojnë si zakonisht.

Nga NQP informojnë se të dielën, më 3 janar, kujdestare prej orës 7 deri në orën 19:30 do të jenë biletaritë në Tregun e gjelbër dhe Qendrën Transportuese, ndërsa prej orës 7 deri në orën 13:30 do të punojë biletaria në Gjorçe Petrov.