Transporti publik në Shkup këtë fundjavë do të qarkullojë deri në orën 20

Gjatë fundjavës, më 10 dhe 11 prill, transporti publik do të funksionojë deri në orën 20, kumtoi sot NQP Shkup.

Regjimi i transportit publik është në përputhje me vendimin e Qeverisë, për të ndaluar lëvizjen e popullsisë në periudhën prej orës 20 deri në ora 5.

Linjat e qytetit 41A dhe 43 dhe linjat periferike 54, 55A dhe 65B nuk do të qarkullojnë nesër.
Linjat e qytetit 41A, 42, 43 dhe 73 dhe linjat periferike 54, 55a, 64a, 65B, 118, 167 dhe 180 nuk do të qarkullojnë të dielën.

Të gjitha zyrat e biletave dhe qendrat e personalizimit do të jenë të hapura nesër nga ora 7 deri në ora 18:30.

Të dielën, qendrat e personalizimit nuk do të jenë të hapura, ndërsa në detyr do të jenë tre zyrat e biletave. Nga ora 7 deri në orën 18:30, zyrat e biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendrën Transportuese do të jenë të hapura, dhe biletaria në Gjorçe Petrov do të jetë e hapur deri në orën 13.

NQP Shkup informon se orari me datat e fundit të nisjes në linjat e qytetit dhe periferisë para orës 20, është në dispozicion në faqen e tyre të internetit./SHENJA