Transformohen totalisht këta dy burra të njohur në Kosovë

Në shikim të parë duken sikur të jenë gra, pasi makijazhi profesional i ka transformuar totalisht.

Por nëse i shikoni më mirë do ta qëlloni menjëherë se kush janë në të vërtetë, shkruan Express Rozë.

Bëhet fjalë për aktorët e mirënjohur kosovarë Vedat Bajrami e Osman Azemi.

Fotografinë e ka postuar në profilin e tij në Facebook, Vedat Bajrami, teksa kanë marrë pëlqime të shumta dhe komente pozitive për dukjen e tyre.

Vedati dhe Osmani njihen për shumë role humoristike dhe janë ndër aktorët më të dashur për publikun kosovar.

Në fotografinë e tyre të fundit nuk janë dhënë detaje nëse dyshja po përgatit diçka për fundvit, kjo pritet të mbetet befasi për fansat. Deri atëherë ju duhet të prisni. /Express Rozë/