Transferimi i “Grupit të Kumanovës” në burgjet e Kosovë është i mundur (VIDEO)

Vetëm disa ditë pasi ministri kosovar i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se pjestarët e “Grupit të Kumanovës” mund të ekstradohet në Kosovë për vuajtjen e dënimit, avokati Naser Raufi, i cili mbron disa nga të dënuarit ka sqaruar se, ligjet e Maqedonisë së Veriut lejojnë vetëm transferimin e pjestarëve të këtij grupi në Kosovë, por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pasi aktgjykimi të jetë i plotëfuqishëm, shkruan gazeta LAJM.

“Jam i informuar me këtë deklaratë të ministrit të Drejtësisë së Kosovës, por kjo varet edhe nga pala maqedonase, respektivisht nga ministria e Drejtësisë apo Qeveria në Shkup. Unë mendoj se me një marrëveshje të posaçme mes dy ministrive dhe qeverive, mund të realizohet edhe ky moment që të vazhdojë gjykimi në këtë stadium që ka mbetur, që të vazhdojë në Republikën e Kosovës. Por, sipas Ligjit për ekstradim, nuk është i lejuar ekstradim pasiqë delikti ka ndodhur në territorin e Republikës së Maqedonisë. Mendoj që ndoshta ministri kosovar i drejtësisë ka menduar për transfer. Transferi është i mundur dhe do të realizohet sipas meje. Por, parakusht për të ndodhur transferi është që gjykimi të jetë i plotëfuqishëm, dmth duhet të kalojë edhe stadumi i ankesës që jemi duke pritur ne si palë mbrojtëse para gjykatës supreme. Kur do të bëhet aktgjykimi i plotëfuqishëm, atëherë varet prej Republikës së Kosovës e cila duhet t’i kërkojë shtetasi e saj të dënuar në Maqedoni. Nëse do të ketë vullnet Republika e Kosovës që t’i kërkojë, nuk duhet të ketë rezistencë nga ana e ministrisë së Drejtësisë së shtetit të cilit i kërkohet transferi i të dënuarve. Jam i sigurtë që Republika e Maqedonisë do ta lejojë transferin por është parakusht që ta kemi kërkesën prej Republikës së Kosovës. Nuk wshtw me rwndwsi sa jeni i dwnuar me burg pwr tw ndodhur transferi. Edhe nw dwnime me burg tw pwrjetshwm mund tw realizohet transferi. Unw situatwn e transferit e shoh si njw mundwsi tw vetme dhe ne si palw mbrojtwse do ta kwrkojmw njw gjw tw tillw. Gjykata e Kosovws ka drejtw ta vazhdojw kwtw procedurw pavarwsisht qw kwtu nw Maqedoni ka marrw epilog me mjete juridike tw ç’rregullta, sipas ligjit pwr procedurwn penale tw Kosovws. Mund tw kwrkohet qw ky rast tw rigjykohet nw Kosovw, ku do tw ketw gjykim korrekt”, tha Raufi për gazetën LAJM.

Transferimi i “Grupit të Kumanovës” në burgjet e Kosovë është i mundur – Ja si mund të realizohet (VIDEO)

Transferimi i “Grupit të Kumanovës” në burgjet e Kosovë është i mundur – Ja si mund të realizohet (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, July 27, 2020