Transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit

 

Sezoni 2022-23 ka qenë i mbushur plot me marrëveshje me para të mëdha, me lojtarë si Mykhailo Mudryk, Antony, Erling Haaland dhe Darwin Nunez që bënë lëvizje.

Megjithatë, transferimet që bënë bujë më së shumti janë ende ato të vitit 2017, me Paris Saint-Germain që tronditi botën e futbollit kur tranferoi Neymarin nga Barcelona dhe më pas e mori menjëherë edhe Kylian Mbappen nga Monaco, të dy këto transferime që ende mbajnë epitetin si më të shtrenjtat në histori, edhe gjashtë vite më pas.

Transferimi i tyre bëri që tregu i transferimeve të fryhet, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Një numër lëvizjesh masive pasuan shpejt, me Barcelonën që po përpiqej të plotësonte boshllëkun e lënë pas nga Neymar duke nënshkruar me lojtarë si Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann për tarifa nëntëshifrore.

Gjithashtu në Spanjë, Atletico Madrid shpenzoi 126 milionë euro për talentin e mrekullueshëm sulmues të Benficas, Joao Felix, teksa Real Madridi më në fund solli Eden Hazardin në Santiago Bernabeu, për 100 milionë euro.

Marrëveshjet më masive tani duket se do të pasojnë, por listën aktuale të futbollistëve më të shtrenjtë në botë mund ta shihni më poshtë:

  • Neymar, nga Barcelona në PSG – 2017 – 222 milionë euro
  • Kylian Mbappe, nga Monaco në PSG, 2017 145 milionë euro (+35 milionë euro)
  • Joao Felix, nga Benfica në Atletico Madrid – 2019 – 126 milionë euro
  • Enzo Fernandez, nga Benfica në Chelsea – 2023 – 121 milionë euro
  • Philippe Coutinho, nga Liverpooli në Barcelonë – 2018 – 120 milionë euro (+ 40 milionë euro)
  • Antoine Griezmann, nga Atletico Madrid në Barcelonë – 2019 – 120 milionë euro
  • Jack Grealish, nga Aston Villa në Manchester City – 2021 – 117 milionë euro
  • Romelu Lukaku, nga Interi në Chelsea – 2021 – 115 milionë euro
  • Ousmane Dembele, nga Borussia Dortmund në Barcelonë – 2017 – 105 milionë euro (+45 milionë euro)
  • Paul Pogba, nga Juventusi në Manchester United – 2016 – 105 milionë euro