Transferimet e mundshme të Sarrit te Lazio

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Sarri është afër nënshkrimit me Lazion, dhe tashmë ka filluar të mendojë për transferimet që do ti bëjë gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Tre futbollistë shqiptarë janë në listën e preferuar të Sarrit për sezonin e ardhshëm: Elseid Hysaj, Milot Rashica dhe Xherdan Shaqiri, ai po mendon edhe për futbollistë të tjerë me përvojë si: Lucas Torreira, Jorome Boateng e Nikola Maksimovic.

Me këta emra duket se Sarri do ta ketë si objektiv kryesor ta inkuadrojë Lazion në ‘Top Katërshe” sezonin e ardhshëm.