Tramp: Së shpejti detajet se virusi ishte lëshuar nga laboratori

Presidenti amerikan Donalt Tramp ka deklaruar se sot do të publikoj detajet me të cilat do vërtetohet teoria se virusi Covid-19 është lëshuar nga laboranti në qytetin kinez Vuhan, ku ka filluar pandemia botërore, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

“Do të informojmë definitiv në periudhë të caktua”, ka thënë Trap para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Rastet e para të virusit ndërlidhen me tregun në Vuhan, mirëpo shefi i agjencive informative amerikane të sigurisë kombëtare ka hedhur poshtë teorinë e mashtrimit se virusi është krijuar si armë biologjike ka raportuar BBC.

Uashington post ka publikuar se diplomatët i kanë dërguar dy vërejtje Uashingtonit për objektin hulumtues kinez, për shkak të frikës se instituti me hulumtimin e virusit Corona të lakuriqit mund të rrezikoj pandemi të re të ngjashme me Sarsin.

Kina ka mohuar këtë konstatim.