Tramp nuk dorëzohet, rinis betejën në gjykata

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp vazhdon përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen ndaj presidentit të zgjedhur Xho Bajden.

Ai një ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë u takua me prokurorët e përgjithshëm të shteteve republikane të cilët mbështesin një padi të ngritur nga shteti i Teksasit në Gjykatën e Lartë, ku përmes të cilës tentohet të bëhen miliona vota të pavlefshme në shtetet ku ka fituar Xho Bajden.

Disa ekspertë ligjorë theksuan se padia nuk kishte shanse për sukses, por Tramp në rrjetin social Twitter shkroi: “Gjykata e Lartë ka një shans për ta shpëtuar vendin tonë nga abuzimi më i madh i zgjedhjeve në historinë e SHBA-së”.

Por këtë shkrim të Trampit Twitter e ka shoqëruar me shënimin se “pretendimi i Tramp në lidhje me mashtrimin e zgjedhjeve është i pasaktë”.

Po me të njëjtin shënim Twitter e shoqëroi edhe një pretendim se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin “më të korruptuarat në histori deri tani. Ne fituam”. Deri më tani presidenti Tramp ka humbur dhjetra sfida gjyqësore ndaj fitores së Bajden në disa shtete të rëndësishme që përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve.

Presidenti Tramp tani është përqëndruar të rauj pushtetin në padinë e Teksasit. Padia në Gjykatën e Lartë është të SHBA-së është dërguar Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton.

Padia e Paxton-it kërkon të zhvlerësohen rezultatet në katër shtetet kryesore të fituara nga Biden edhe atë në Xhorxhi, Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsi – me një total prej 62 votash elektorale.

Fituesin në zgjedhjet presidenciale e përcakton Kolegji Zgjedhor dhe jo vota popullore, me çka për të siguruar shumicën nevojiten 270 vota elektorale.