FIFA ka shpallur të nominuarit për çmimin The Best, në kategorinë e trajnerit, ku në garë janë pesë të tillë.
Pep Guardiola, Simone Inzaghi, Ange Postecoglou, Luciano Spalletti dhe Xavi.
Favorit absolut shihet Pep Guardiola i cili me Manchester Cityn arriti të fitojë tre trofe.
Bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe FC Cup.
Edhe fituesit e kampionateve në La Liga dhe Serie A janë pjesë e listës.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mira do të mbahet të premten, më 6 tetor.