Një nga realizatorët për Southamptonin ishte edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, i cili shënoi golin e tretë të skuadrës në minutën e 49-të.
Pas ndeshjes, menaxheri Ralph Hasenhuttl e ka lavdëruar shqiptarin, duke thënë se ai do t’i kërkojë pronarëve të klubit që të mbajnë më gjatë 20-vjeçarin në ‘St Mary’.
20-vjeçari mbërriti nga akademia e Chelseat gjatë verës dhe për momentin është vendosur të kthehet në klubin e tij në fund të sezonit.
Por pasi shënoi tashmë pesë gola në Premier League, trajneri i Saints Hasenhuttl pranoi se do të përpiqet të shohë nëse ata mund ta bëjnë atë një blerje të përhershme.
I pyetur nëse do të pyesë Solak dhe Sport Republic (dy pronarët e rinjë të klubit) nëse mund të bëhet, ai u përgjigj: “Sigurisht, i pëlqen këtu.
“Atij i pëlqen këtu. Do të ishte mirë nëse ai do të ishte lojtari ynë, ai dëshiron të jetë me ne, mendoj se ju mund ta ndjeni këtë në çdo moment.
“Tifozët e duan atë ndërkohë, çdo gjë mirë.”
Solak dhe bashkëthemeluesi Henrik Kraft ishin të pranishëm në ndeshjen e parë të Premier League që nga blerja e klubit nga Sport Republic.
Ndërkohë Broja mbrëmë u bë lojtari më i ri në histori të Premier Ligës që realizon në katër paraqitjet e tij të para në shtëpi në kompeticion, në moshën 20 vjeç e 123 ditë).