Trajneri i Brentford shpreson që Eriksen të qëndrojë

Trajneri i Brentford, Thomas Frank shpreson se Christian Eriksen do të qëndrojë.

Eriksen iu bashkua Brentfordit në janar të vitit 2022 dhe ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, por trajneri i ekipit shpreson që ai të qëndrojë më gjatë.

Eriksen ka kaluar në një periudhë mjaft të vështirë, pasi në evropianin e fundit në ndeshjen në mes Danimarkës dhe Finlandës ai pësoi një arrest kardiak.

Ai kaloi një kohë jashtë fushave të blerta me qëllim që të rikuperohet plotësisht.

Danezi ishte lojtari i Interit, por pas atij sulmi në zemër ai u pajis me një implamator kirurgjikal, e sipas rregullave në Itali, lojtarët nuk lejohen të luajnë në Seria A me atë pajisje.

Kështu ai i transferua drejt Brentfordit, ku tashmë ka gjetur formën e tij, transmeton lajmi.net.

Trajneri i ekipit anglez shpreson që danezi do të qëndrojë edhe më gjatë me ata.

“Kam mendime pozitive për Eriksen, shpresoj të qëndrojë, por do të jetë vendimi i tij në fund të sezonit”, tha Frank.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit të Brentfordit.