“Trajnerët e karatesë në Shkup u tregojnë foto eksplicite fëmijëve”, MPB: Po merren masa për zbardhjen e rastit

Nga MPB thonë se dy gra nga Shkupi kanë raportuar në polici se trajnerët e një klubi të karatesë në Shkup u kanë treguar vajzave të tyre të mitura fotografi me përmbajtje eksplicite dhe kanë kërkuar që të fotografojnë një të mitur tjetër, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më datë 16.01.2023, në ora 22:00 në stacionin policor në Shkup, dy gra nga Shkupi, të moshës 38 dhe 41 vjeçare, kanë raportuar se gjatë dhe pas stërvitjes në klubin e karatese që janë zhvilluar në një sallë në zonën e Shkupit, dy vajzave te tyre të mitura u janë treguar foto me përmbajtje eksplicite dhe se u është kërkuar që të fotografonin një të mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.