Trajkoviq: Aksioni i radhës në veri do të çonte në konflikt

Rada Trajkoviq ka shkruar në Twitter se “ndërhyrja e parë e forcave speciale të Policisë së Kosovës ka qenë e kontrolluar mirë nga siguria”.

“Në ndërhyrjen e dytë kundër kontrabandës tashmë janë përdorur armë. Ndërhyrja e tretë e mundshme për hir të kapjes së Valaqit dhe Gazivodës do të nënkuptonte konflikt”, ka shkruar Rada.

Sipas saj, Kosova nuk po e kryen detyrën mirë në lidhje me integrimin e veriut.

“Autoritetet e Prishtinës nuk janë në lartësinë e detyrës serioze që të integrojnë veriun dhe të sillen si adoleshentë të varur”, ka shkruar ajo.