Trajçe Zaevi demanton: Kombi që përmendet nuk është në pronësi të kompanisë

Trajçe Zaevi i është përgjigjur akuzave të partisë politike, VMRO-DPMNE-së.

Të njëjtat i sheh, si “përpjekje për të njëllosur emrin e tij dhe emrin e kompanisë në pronësi të familjes Zaevi”.

Ndërkaq demanton, se kombi që përmendet në aksionin anti-drogë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është në pronësi të kompanisë së familjes Zaevi.

“Kombi që përmendet në aksionin e MPB-së nuk është në pronësi të kompanisë së Zaevëve. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është i punësuar në kompaninë Zaevi. Unë jam në udhëtim zyrtar prej 32 marsit në Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim të zgjerimit të punës së kompanive tona, hapjes së tregjeve të reja për prodhimet tona vendore dhe arritje të partneriteteve të reja për bashkëpunim”, shkroi në profilin e tij në “Facebook”.

ПОЧИТУВАНИ ДВА ДЕНА ПО РЕД СЛЕДАМ КАКО ЕДЕН ПОЛИТИЧКИ СУБЈЕКТ ИСКЛУЧИВО ЗАРАДИ СОПСТВЕНИ ПОЛИТИЧКИ ЦЕЛИ СЕ ОБИДУВА ДА ГО…

Posted by Trajce Zaev on Sunday, April 11, 2021
Ndërkaq, VMRO-DPMNE-ja ka tre ditë që deklaron, se mes të arrestuarve në aksionin ku u konfiskua marihuanë në vlerë mbi 800 mijë eurove, janë të përfshirë edhe shoferi i Trajçe Zaevit dhe se kombi që u kap nga policia është në pronësi të kompanisë Zaevi.