Në Gostivar mëngjesin e sotëm, 19-vjeçari A.O. përfundoi me lëndime të rënda pasi u sulmua nga qen endacakë.
Sipas informacionit nga Ministria e Brendshme, incidenti ndodhi rreth orës 08:50 në rrugën “101”. Vajza po ecte në rrugë kur një grup qensh e sulmuan. Në përpjekje për t’u shpëtuar kafshëve agresive, ajo u rrëzua dhe pësoi lëndime të rënda.
Ajo u transferua menjëherë në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku mjekët i diagnostikuan lëndime të rënda. Policia bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nisi një procedurë për sqarimin e rastit.
Incidenti rihapi debatin rreth problemit të qenve endacakë në qytetet e RMV-së. Qytetarët reagojnë se nuk ndihen të sigurt për shkak të qenve endacakë që gjenden në çdo vendbanim.





