Autoritetet zvicerane kanë identifikuar 24 nga 40 viktimat të zjarrit që ra në një bar në Crans-Montana natën Vitit të Ri.
Mediat e huaja raportojnë së mes viktimave janë edhe fëmijë të moshës 14 dhe 15 vjeç.
Viktimat e reja të identifikuara përfshijnë 10 zviceranë, dy italianë, një person italo-emiratase, një rumun, një francez dhe një turk.
Personi më i ri i identifikuar është një vajzë zvicerane 14-vjeçare, ndërsa dy vajza të tjera 15-vjeçare janë gjithashtu mes të vdekurve, ndërsa shumë viktima të tjerë janë adoleshentë nga 16 deri në 18 vjeç.
Zjarri, që konsiderohet një nga katastrofat më të rënda në historinë e fundit zvicerane, dyshohet të ketë filluar nga qirinj të vendosur shumë afër tavanit në bodrumin e lokalit.
Dy menaxherët e barit janë nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe shkaktim zjarri, ndërsa 119 persona janë plagosur, shumica me djegie të rënda, dhe disa janë transferuar në spitale europiane për trajtim special.
Për identifikimin e viktimave është përdorur ADN dhe regjistra dentarë për shkak të djegieve të rënda, ndërkohë që qindra qytetarë marshuan në heshtje në Crans-Montana për të nderuar viktimat.
Peshkopi Jean-Marie Lovey dhe Papa Leo XIV kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ndërsa Zvicra do të mbajë një ditë kombëtare zie këtë të premte.
“Përmes kësaj tragjedie, duhet të kujtojmë se të gjithë jemi vëllezër dhe motra në humanitet”, tha një banore lokale gjatë procesionit.
© SYRI.net




