Tragjedia në spitalin modular në Tetovë, prokuroria aktakuzë për tre persona fizik dhe një juridik

epa09456922 Forensic scientists and firefighters work at the fire site at a hospital for Covid-19 patients in Tetovo, Republic of North Macedonia, 09 September 2021. At least fourteen deaths have been reported by Ministry of Health when a fire, thought to have been triggered by oxygen cylinders that provide oxygen to patients with a more severe clinical case of Covid-19, broke at the hospital. EPA-EFE/Georgi Licovski

Ndaj tre personave fizik dhe një personi juridik Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur kallëzim penale për zjarrin që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Sipas prokurorisë ish drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe udhëheqësi i modulares do të ndiqen për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, përkatësisht për mos vendosjen e aparateve kundër zjarrit, mjeku amë për mos veprim sipas rregullativave shëdetësore ndërsa Spitali i Tetovës do të ndiqet për dyja veprat. Kujtojmë që raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri që mori jetën e 14 personave në spitalin modular të Tetovës ishte shkaktuar nga një lidhje e shkurtë e qarkut elektrik ku ishte i lidhur defibrilatori.