Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për tragjedinë në Austri, ku tre qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në vendin e punës, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lajmi e ka tronditur, teksa ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
Ai ka njoftuar se qeveria është në komunikim të ngushtë me Ambasadën e Kosovës në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.
Postimi i tij i plotë:
Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës.
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe.
Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.



