Tragjedia hekurudhore në Spanjë, kryeministri spanjoll shpall tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez shpalli sot tre ditë zie kombëtare për aksidentin hekurudhor që ndodhi dje në Spanjën, teksa premtoi një hetim “të plotë dhe plotësisht transparent” për shkaqet e aksidentit hekurudhor që vrau 39 persona.

“Do ta zbulojmë të vërtetën”, tha kryeministri spanjoll, duke premtuar “transparencë dhe qartësi absolute”.

Zija kombëtare tre-ditore “do të fillojë sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri të enjten”, tha ai gjatë një fjalimi të shkurtër në Adamuth, qytetin andaluzian ku ndodhi tragjedia.

© SYRI.net