Tragjedia Çame promovohet në Tetovë

Shkelzen Halimi

Në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Çamërisë, ju ftojmë në promovimin e veprës dokumentare dyvëllimëshe:
“Tragjedia Çame – Çamerya Trajedisi – The Cham Tragedy (1913–1945)”
përgatitur nga Dr. Qerim Lita dhe Shkëlzen Halimi.
24 Qershor 2026
Ora 18:00
Hotel Mercure, Tetovë
Kjo vepër vjen si një akt kujtese historike dhe përgjegjësie morale, duke sjellë përmes dokumenteve arkivore autentike dëshmi mbi persekutimin, dhunën dhe dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë gjatë viteve 1913–1945. E mbështetur në qindra dokumente nga arkiva shqiptare dhe ndërkombëtare, të shoqëruara me fotografi dhe referenca të sakta, kjo vepër përbën një kontribut të rëndësishëm për njohjen dhe dokumentimin e së vërtetës historike.
E botuar në tre gjuhë – shqip, turqisht dhe anglisht – ajo i drejtohet jo vetëm lexuesit shqiptar, por edhe opinionit ndërkombëtar, duke e bërë të njohur një nga plagët më të rënda dhe ende të pazgjidhura të historisë moderne shqiptare.
Mirë se vini!
Organizatorë:
Vizioni M
Fondacioni ALSAR
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”