Tragjedi në Shkup! Shpërthen zjarr në depo, një person gjendet i djegur!

Një trup i pajetë i një personi është gjetur pas një zjarri që shpërtheu mbrëmjen e kaluar në rrethin e një fabrike në territorin e komunës Gazi Babë në Shkup, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 13.12.2025, në orën 21:29, në SPB Shkup është raportuar se në oborrin e një fabrike në zonën e Gazi Babës në Shkup ka shpërthyer zjarr në dy magazina, në pronësi të M.R. (46), të cilat i kishte dhënë me qira personave të tjerë. Zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Shkupit.

Sot (14.12.2025), gjatë kryerjes së këqyrjes, në një nga objektet, i cili përdorej me qira nga M.A. nga Shkupi, është gjetur trupi i djegur i një personi mashkull. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, bëjnë të ditur nga MPB.