Në lagjen Jalija në Novi Pazar, katër fëmijë të moshës gjashtë muajsh deri në pesë vjeç humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në banesën e tyre.
Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 dhe menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësja, ambulanca dhe policia.
Sipas informacioneve jozyrtare të mediave të Beogradit, katër fëmijët janë gjetur të vdekur në banesë.
Euronews raporton se babai i fëmijëve është i plagosur rëndë, me djegie të shkallës së dytë, të tretë dhe të katërt në 45 për qind të sipërfaqes së trupit, ndërsa djegie të rënda ka edhe nëna e tyre.
Sipas informacioneve të para dy kalimtarë të rastit kanë parë zjarrin dhe bashkë me fqinjët kanë shkuar në ndihmë, por nga zjarri i fortë nuk kanë mundur të afrohen sa duhet.




