Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa

Qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, ku ka mundësi për shembje, veçanërisht në akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Sipas LAMM, intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Vendkalimet kufitare për shkak të situatës me koronavirusin janë të mbyllura përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ata që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së, ndërsa pas mendimit paraprak të marrë nga ana e Shtabit kryesor koordinues.