Tottenhami ofron 50 milionë euro për Skriniarin

Tottenham thuhet se janë gati të ofrojnë 50 milionë euro plus bonuse për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Drejtori i Tottenham, Steve Hitchen thuhet se është takua me agjentin e mbrojtësit të Interit gjatë kësaj jave në Milano.

Sky Sport Italia zbulon se Spurs janë në bisedime me Interin rreth një lëvizje për lojtarin sllovak dhe klubi anglez është i përgatitur të negociojnë për çmimin e vendosur fiks nga Nerazzurrët.

Mësohet se çmimi i kërkuar nga Interi është 60 milionë, gjë që nuk mund të përmbushet nga anglezët, pasi Tottenhami po vlerëson një ofertë prej 50 milionë euro plus bonuse për mbrojtësin.

25-vjeçari mund të largohet këtë verë dhe Interi shpreson që të investojë një pjesë të parave duke nënshkruar me mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Loading...