Miliarderi iraniano-amerikan Jahm Najafi po përgatit “një ofertë” për të blerë klubin e Totenham-it për shumën e 3.75 miliardë dollarëve.
Gazeta amerikane “Financial Times” deklaroi se Najafi është kryetar i “MSP Sports Capital” dhe po punon me një grup investitorësh për të strukturuar ofertën.
Procesi ka përparuar dhe amerikanët janë vetëm pak javë larg ofertës zyrtare ndaj pronarit Joe Ljuis dhe shefit ekzekutiv të Totenham Daniel Levi.
Oferta e Najafit do të strukturohet në atë mënyrë që 70 për qind e çmimit të blerjes të paraqitet nga kompania e tij dhe partnerët. Ndërsa 30 për qind do të përbëhet nga mbështetës nga Lindja e Mesme, të cilët supozohet se janë nga Abu Dhabi.
Konsorciumi i udhëhequr nga Najafi ka interes për të drejtat për të investuar në pronat e paluajtshme në klubin anglez.
Najafi kishte pasur aksione në minorancë edhe në ekipin e NBA Feniks Sans Phoenix Suns. Tani ai synon që të bëhet miliarderi amerikan i radhës që investon në Premiere Ligë.




