Tortë e fishekzjarre – pamje nga festa luksoze për ditëlindjen e Xhuli Nurës në Tiranë

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka festuar ditëlindjen e 35-të.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova me këtë rast ka organizuar një festë në Tiranë.

Ajo së fundmi ka shpërndarë një video në Instagram, përmes së cilës tregon atmosferën për këtë përvjetor të lindjes.

Foto: Screenshot/Instagram

Në bazë të videos, modelja nga Drenica u shfaq e mrekullueshme me një fustan të veçantë, të cilën mes tjerash e kanë befasuar edhe më një tortë të dizejnuar me Chanel.

Muzika duket të ketë qenë në nivel të lartë si dhe vendi ka qenë i ndriçuar vazhdimisht nga fishekzjarrët.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk kam fjalë, thjesht falënderimet shkojnë për të gjithë ata njerëz që gjetën kohë dhe më respektuan me ardhjen e tyre në ditëlindjen time. Ju dua pafund”, ka shkruar ajo.

Xhuli këtë vit mori vëmendje të madhe me rikthimin në showbizin shqiptar si dhe me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother Kosova.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta përndryshe bëri bujë të madhe para 12 viteve për shkak të një videoje erotike që iu publikua.