Qyteti i Surrey në Angli është goditur nga një tornado dhe nga rreshjet e dendura të cilat kanë shkaktuar përmbytje të shumta.
Shërbimi meteorologjik parashikon se akoma më shumë rreshje do të bien gjatë ditëve në vazhdim, ku sasia e 2 javëve do të bjerë brenda 24 orëve të ardhshëm.
Këto kushte atmosferike ka shkaktuar shumë probleme në pjesë të ndryshme të qytetit duke bllokuar trafikun dhe duke dëmtuar shumë shtëpi.
Disa banorë kanë shpërndarë foto dhe video të oborreve të tyre të cilat janë dëmtuar.
Në shtabin e emergjencave civile kanë mbërritur rreth 260 paralajmërime për përmbytje.
Pavarësisht rreshjeve, temperaturat janë normale për këtë periudhë të vitit në Angli të cilat variojnë nga 6-7 gradë celsius.
Transporti hekurudhor do të ndërpritet në këtë rajon deri në normalizimin e gjendjes.