Ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore, ka shumë këngë, e shpesh e kanë përcjell edhe thashethemet.
“Shpeshherë edhe më pëlqejnë ato që fliten për mua. Në Gjakovë thuhet një shprehje: “Lum ai që të tjerët flasin për të”.
Përsa i përket anës profesionale jam shumë i kënaqur me thashethemet që kanë dalë, pasi deri tani kanë qenë pozitive, ndërsa përsa i përket anës private disa më kanë pëlqyer e disa jo, por në përgjithësi kanë qenë ok”, kishte thënë Korab Shaqiri për revisten “Kosovarja”.
Megjithatë, e dimë që dikur edhe atij i’a kanë ngre pak nervat disa fjalë, të cilat kanë dalur edhe në gazeta.
Ndryshe, edhe martesa e tij shpesh është vënë në pikëpyetje nga mediat online. Por, Korabi ka bërë të ditur se është I martuar dhe më I lumtur se kurrë.