Tornado dhe stuhi në SHBA/ Gjashtë të vdekur, mes tyre edhe një fëmijë

Tornadot dhe stuhitë kanë goditur Tenesin të shtunën, duke lënë të vdekur të paktën gjashtë persona.

Moti ekstrem në disa pjesë të shtetit jugor të Amerikës shkaktoi dëmtimin e ndërtesave dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.

Tre persona humbën jetën  Nashville, kurse dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën në Klarksville.

Kryetari i Klarksville, Joe Pitts shpalli gjendje të jashtëzakonshme, përfshirë një orë policore e cila nis në orën 21:00.

“Zemra na dhemb për familjet e atyre që humbën të dashurit. Qyteti është i gatshëm t’ju vijë në ndihmë atyre në këtë kohë të vështirë”, tha Pitts.

Njëzet e tre njerëz të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital në këtë pjesë të vendit, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit i bëri disa paralajmërime për tornado në Tenesi.

 

Top Channel