Topi me të cilin u shënua një ndër golat më ikonik nga legjenda e futbollit, tashmë i ndjeri, Diego Armando Maradona, do të dalë në shitje në nëntor në Londër.
Kështu të paktën bëjnë të ditur mediet britanike.
Ky top, për ata që janë të interesuar ta blejnë, do ta kapë vlerën e hiç më pak se 2.5 deri në 3 milionë euro.
Me një shumë edhe më të lartë monetare u shit fanella e Maradonës në po atë ndeshje.
Në maj, dikush pagoi mbi shtatë milionë euro për ta pasur bluzën e argjentinasit në sirtar.
Mbetet të shihet nëse do të ketë të interesuar edhe për topin e ndeshjes i cili u përdor pikërisht në ndeshjen e Argjentinës me Anglinë të cilën gauçozët.




