Marcos Leonardo do ta bëj hapin e madh në karrierën e tij në afatin kalimtar të janarit, pasi në verë ai dështoi ta bënte një gjë të tillë.
Sulmuesi brazilian ka shkëlqyer me Santosin dhe ishte shumë pranë Romës në verë, por në fund negociatat mes dy klubeve dështuan.
20-vjeçari është një nga futbollistët më premtues në Brazil, teksa në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
“Ndihem i përgatitur për të luajtur për një klub të madh dhe në një kampionat të madh evropian” .
“Në afatin kalimtar veror isha shumë pranë transferimit tim, por gjërat nuk përfunduan ashtu siç ishin planifikuar”, tha Leonardo duke iu referuar kalimit të mundshëm te Roma.





