Top Channel konfirmon qëndrimet e “Grupit të zjarrit” në lidhje me moszbatimin e Ligjit për gjuhën shqipe

Çdo ditë e më tepër opinioni po vërtetohet se qëndrimet e Grupës së zjarrit janë objektive dhe përmbajtësore, prandaj edhe nevoja për LLOGARIDHËNIE nga ekzekutivi në krye me Artan Grubin është i patjetërsueshëm.

Këtë së fundmi e vërtetoi edhe mediumi më i fuqishëm në trojet shqiptare, me kredibilitet dhe besueshmëri maksimale TOP CHANNEL, në emisionin INSIDE STORY, ku fokus qëndror zuri kapitulli i 4 i revizionit të Grupit të zjarrit ndaj raportit që kishte përgaditur ekzekutivi, e që kryekëput ka të bëjë me moszbatimin e Ligjit për gjuhën shqipe në Qeveri dhe në insitucionet shtetërore, sidomos në institucionet që udhëhiqen nga shqiptarët siç janë Ministria e Punëve të Jashtme në krye me Bujar Osmanin apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës e udhëhequr nga Jeton Shaqiri etj.
“MPJ udhëhiqet nga shqiptari Bujar Osmani, por nëse klikoni në seksionin Dokumente, asgjë nuk është në gjuhën shqipe. Nëse klikoni në seksionin Çështja e emrit dhe doni të dini më tepër për marrëveshjen përfundimtare, sërish është e disponueshme vetëm në maqedonisht. Ministria e Arsimit e cila drejtohet nga Jeton Shaqiri, nëse doni të kontaktoni ndonjë person nga kjo ministri apo jeni kurioz për çmimin e librave, patjetër duhet të dini maqedonisht sepse as këtu nuk ka asgjë shqip”, thuhet mes tjerash në emisionin INSIDE STORY.

Në fakt kjo nuk është asgjë e re nga ajo që Izet Mexhiti e alarmoi edhe në pressin e Grupës së zjarrit e mbajtur më 27 dhjetor të vitit 2022, ku mes tjerash potencoi:
“1.Gjatë këtyre 2 viteve të kaluara nuk janë punësuar as një numër simbolik përkthyesish të nevojshëm për zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

2. Seancat e Qeverisë dhe komisionet në Qeveri nuk mbahen ne gjuhën shqipe por vetëm maqedonisht.

3. Sa i përket dokumenteve zyrtare shtetërore, janë eksluzivisht vetëm maqedonisht.
4. Agjencioni dhe Inspektorati për zbatimin e gjuhës shqipe nuk kanë ngritur asnjë procedurë për moszbatimin e gjuhës shqipe.
5. ENER regjistri zyrtar i Qeverisë është vetëm në gjuhën maqedone”.

E gjithë kjo vërteton se çështjet e ngritura nga Grupi i zjarrit nuk kanë të bëjnë me çështje personale, por janë defekte substanciale të cilat kanë emër dhe mbiemër dhe për të njejtat Artanistat duhet të mbajnë përgjegjësi.

Kjo, më shumë se gjithmonë vërteton nevojën imediate për LLOGARIDHËNIE nga ekzekutivi jo vetëm para partisë por edhe ndaj gjithë opinionit vendor shqiptar, por edhe atij në Shqipëri e Kosovë.

Për më tepër, emisionin INSIDE STORY të TOP CHANNEL mund ta ndiqni në linkun