Tonino Piculla do ta kryesojë Grupin punues për Ballkanin Perëndimor në PE

Eurodeputeti kroat Tonino Piculla është emëruar për kryetar të Grupit të punës për Ballkanin Perëndimor në Këshillin për politikë të jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian.

Nga fundi i vitit të kaluar, Piculla u emërua edhe për raportues të parë për rekomandimet e PE-së për Ballkanin Perëndimor.

Grupi i punës për Ballkanin Perëndimor është formuar në Këshillin e jashtëm-politik të PE-së në vitin 2005 me qëllim që t’i reflektojë prioritetet politike të BE-së dhe të sigurojë qasje më koherente të PE-së në rajon.

Nga PE-ja theksojnë se ky Grup i punës është përgjegjës për koordinim, vendosje të iniciativave dhe raportim për Ballkanin Perëndimor, lidhje me Këshillin e Evropës, me përfaqësues zyrtarë të institucioneve të BE-së, bashkëpunon me përfaqësuesit dhe personat zyrtarë nga vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim nga rajoni, si dhe me përfaqësuesit e KB-së, Bankën Botërore dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Ai konkludoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor gjegjësisht politika e zgjerimit të BE-së, është mjet i fuqishëm për stabilizim të rajonit dhe tha se pret negociata aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të hapen në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që duhet të mbahet në fillim të majit në Zagreb.