Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është përballur me një situatë tensionuese pas refuzimit të tij për t’iu përmbajtur kërkesave të Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
Prokuroria, e cila kishte kërkuar që Kurti të paraqitet për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, e ka detyruar këtë institucion të kërkojë ndihmën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ta sjellë atë me forcë për intervistim.
Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar avokati Tome Gashi.
Ai për GazetaBlic tha se nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Gjykatës në këtë çështje.
“Nuk ka pse të përzihet Gjykata në këtë rast”, thotë Gashi.




