Tomë Gashi: A po ju vjen marre!

Nga Tomë Gashi, avokat

A po ju vjen marre!

Ju që para 11 vitesh votuat Gjykatën Speciale, ju që me votën tuaj politikisht e vendosët Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në bankën e të akuzuarve.

A po ju vjen marre juve që me votën tuaj e hapët rrugën për arrestimin dhe gjykimin e udhëheqësve të UÇK-së
Hashim Thaqi, Kadri Veseli , Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

A po ju vjen marre qe për shkak te votës se juaj u denu Komandant Cali , Pjeter Shala , Nasim Haradinaj , Hysni Gucati, e munde te denohen edhe shumë te tjerë

A po ju vjen marre ju që me atë votë i bëtë një shërbim teper të madh e te perjetshem Serbisë

A po ju vjen marre që me votën tuaj i shkaktuat një dëm kaq të rëndë kombit shqiptar

Ju që votuat Gjykaten Speciale anti Kombëtare , anti Kosovë e anti UÇK si do t’ua shpjegoni fëmijëve tuaj vendimin që e morët, e që i ka sjellë pasoja tepër të rënda Kosovës, ndërkohë që u thirrët edhe në emër UÇK- së dhe të luftës për liri?