Tolgahan i prekur nga vdekja e Kobe Bryant, flet për takimin me të

Ylli i basketbollit, Kobe Bryant ka vdekur tragjikisht në një aksident me helikopter.

Vdekja e tij e ka prekur edhe aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman i cili e ka kujtuar takimin e parë me të nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

“Çënar” thotë se Koben e kishte takuar në vitin 2014 dhe ka qenë një njeri i jashtëzakondshëm e i përulur.

Basketbollisti Kobe Bryant vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.