Tolgahan dhe Almeda gati për fëmijën e dytë

Modelja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, janë ndër çiftet më të komentuara.

Lidhja e tyre, martesa, e më pas epiteti prindër, ishin disa nga arsyet përse emrat e tyre i kemi parë shpesh në mediat rozë, duke mos harruar edhe sukseset në profesione që i kanë të dyja palët.

Duke qenë se janë të dashur për publikun, atyre u intereson pothuajse gjithçka lidhur me jetën e tyre private andaj së fundmi derisa po darkonin, festonin ditëlindjen e Almedës e përvjetorin e martesës nuk ikën pa pranuar disa pyetje nga mediat turke.

Ndër to ishte nëse kanë apo jo plane të afërta për fëmijën e dytë dhe sigurisht se përgjigja ishte pozitive.

“Shpresojmë që në festimin e ditëlindjes tjetër”, tha Tolgahan.