Përmbytjet katastrofike që goditën pjesën lindore të Libisë, kanë marrë jetën e më shumë se 5,200 njerëzve, ndërsa të paktën 10,000 janë të zhdukur.
Qyteti që më së rëndi u godit është Derna, ku sipas agjencive ndërkombëtare dhe zyrtarëve kanë humbur jetën 2.200 persona.
Drejtori i spitalit pretendon se rreth 1.700 persona e pësuan në një lagje të qytetit dhe 500 tjerë në një lagje tjetër.
Kryqi i Kuq ka frikë se bilanci përfundimtar i stuhisë Danila mund të rritur numrin e viktimave, derisa 7 mijë janë lënduar e mbi 10 mijë po konsiderohen të zhdukur.
Në pamjet rrëqethëse të publikuara në rrjetet sociale, shihen dhjetëra kufoma në rrugë, në qytetin që është bërë pothuajse rrafsh pas shpërthimi të dy digave.
“Rrugët janë vërshuar me të vdekur”, thonë banorët e qytetit që i mbijetuan më të keqes.
Të mbijetuarit e përmbytjeve theksuan se kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm kur është shembur njëra nga dy digat, ku si pasojë qyteti më pas u godit një cunami e uji arriti deri në katin e tretë të ndërtesave.
Disa kanë ikur duke kërcyer nga njëri kulm në tjetrin – derisa tjerët me orët të tëra kanë qëndruar në apartamentet e mbushura me ujë, ku niveli për pak sa nuk e kishte prekur tavanin.